Trajneri i Çekisë i trembet kuqezinjve, analizon lojën: Ata dalin para dhe gjuajnë shpejt, duan gola

6 September 2023, 20:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trajneri i Çekisë i trembet kuqezinjve, analizon lojën: Ata
Trajneri i kombëtares çeke Jaroslav Šilhavý

Trajneri i kombëtares çeke ka folur pozitivisht për lojën e kuqezinjve në fushën e blertë, duke deklaruar se kombëtarja shqiptare është përmirësuar ndjeshëm e tashmë nuk mund të quhen “të dobët”.

Në një konferencë për media, Jaroslav Šilhavý tha se lojtarët shqiptarë janë të shpejtë, dalin përpara dhe duan të shënojnë gola. Ai u shpreh se një gabim në fushë mund të vulosë të gjithë rezultatin.

Ndeshja me Çekinë do të luhet nesër në orën 20:45 në Pragë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

“Nëse ndokush ka nënvlerësuar skuadrën e tyre, ata me siguri nuk jemi ne. Është një ekip shumë i vështirë, me një numër të lartë individualitetesh të mirë. Lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionate të njohura perëndimore. Shumë prej tyre luajnë në Serinë A, kjo bën të qartë që ata janë përfundimisht lojtarë jo të dobët.

Për më tepër, një trajner i ri erdhi në fillimin e vitit, organizimi i lojës, koncepti i tyre u përmirësua. Ata dalin shpejt para, janë shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajnë shpejt. Natyra e tyre është të dalin para, duan të shënojnë gola. Do të duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar sa më shumë të jetë e mundur gjatë ndeshjes. Një gabim mund ta vendosë atë.

Padyshim, numrat janë të qartë. Nëse ne fitojmë nesër, do të bënim përpara. Por asgjë nuk do të ishte e mbyllur.

Të gjithë lojtarët tanë janë në formë për stërvitjen e sotme. Sa i përket formacionit, mund të themi se jemi të qartë në idetë tona. Sistemi i mbrojtjes? E kemi vendosur, padyshim që nuk do e them këtu. Por do të jetë një rreshtim i ngjashëm me ndeshjet e fundit”, tha ai.


Video