Dhunoi të dashurën dhe e la shtatzënë, telashe për yllin e Manchester United!

5 September 2023, 11:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhunoi të dashurën dhe e la shtatzënë, telashe për

Sulmuesi brazilian i Manchester United, Antoni duket se nuk do të gjejë qetësi. 

Ditën e djeshme, ndaj tij nisi një investigim për shkak se ka dhunuar të dashurën e tij, e madje e ka lënë edhe shtatzënë pa dashje, ndërkohë që të tjera masa janë marrë orët e fundit.

Futbollisti është përjashtuar nga kombëtarja e Brazilit për shkak të këtij investigimi. Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Braziliane e Futbollit që ka përjashtuar menjëherë lojtarin nga skuadra dhe do të rikthehet vetëm kur gjërat të qartësohen dhe nëse ai shpallet i pafajshëm.

“Në dritën e fakteve që dolën të hënën në lidhje me lojtarin e Mançester Junajtid, Antoni, të cilat do të hetohen, dhe për të mbrojtur viktimën e supozuar, lojtarin, kombëtaren braziliane dhe Federatën, organizata informon se lojtari është hequr nga kombëtarja braziliane”, shkruhet në komunikatë.


Video