“Topi i Artë” rikthehet pas 17 vitesh në Brazil? Në Spanjë janë të sigurtë: Do ta fitojë Vinicius Jr

24 Shtator 2024, 18:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vinicius Jr.

Pas 17 vitesh “Topi i Artë” mund të rikthehet në Brazil. Mediat spanjolle e japin si lajm të sigurtë që trofeu individual më i lakmuar për futbollistët do të shkojë për lojtarin e Real Madrid, Vinicius Jr.

Ceremonia do të mbahet më 28 tetor në Paris dhe pritet që Vinicius Jr. të jetë lojtari më i votuar duke lënë pas krahëve emra si Bellingham, Carvajal, Mbappe dhe Rodri.

Dy dekadat e fundit Topi i Artë kanë qenë rezerva private, pothuajse ekskluzivisht, e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Vetëm Modriç dhe Karim Benzema kanë vënë në pikëpyetje dominimin e portugezit dhe argjentinasit.

Vinicius ka treguar se është lojtar skuadre. Ai është bërë një futbollist që ka imponuar respekt dhe frikë tek çdo lojtar që shkel fushën e blertë për t’u përballur me të.

Braziliani është kthyer në një nga imazhet më të rëndësishme në botën e futbollit madje edhe jashtë këtij sporti me fushata të ndryshme sensibilizuese kundër racizmit.

Tashmë duket se ky vit do të jetë i tiji me Topin e Artë që do të akordohet pas afro një muaji.

Sezonin e kaluar, Vinicius fitoi si protagonist Champions-in dhe titullin në La Liga. Këtë edicion e nisi me triumfin në Superkupën e Europës përballë Atalantës dhe Superkupën e Spanjës. Ai u transferua në Bernabeu në vitin 2018, kur ishte vetëm 17-vjeçar dhe Reali i Madridit pagoi 45 milionë euro te Flamengo.

Gjatë këtyre viteve u shndërrua në pikën e referimit dhe yllin e skuadrës, rol të cilin e ka edhe në përfaqësuesen braziliane. Më 28 tetor do të jetë Vinicius Junior protagonisti i madh i mbrëmjes gala në Paris.

Video