Derbi i kryeqytetit, futbollistët e Tiranës homazh për Gerti Bogdanin (FOTO)

21 Shtator 2024, 20:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futbollistët e Tiranës homazh për Gerti Bogdanin

Derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës, nisi me nderime për Gerti Bogdanin, i cili u nda nga jeta të mërkurën, në moshën 44-vjeçare.

Futbollistët e Tiranës, të gjithë të bashkuar shkuan dhe vendosën një buqetë me lule, në një fotografi të madhe të Bogdanit, në anën e tifozëve të bardhebluve.

Ai njihej si një tifoz i Tiranës, mbështetjen për të cilët e kishte treguar gjithmonë.

Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e së mërkurës, si pasojë e një arresti kardiak.

"Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar”, tha para ndeshjes ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

 

Video