Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë!

7 June 2025, 16:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën

Besmir Limani, tifozi unik i Kombëtares që në çdo ndeshje shkon me fytyrën e pikturuar me flamurin kuqezi, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi vizitoi mesditen e kësaj së shtune të 7 qershorit, qytetin e Vlorës.

Në mënyrë simbolike, Limani është ndalur në shtëpinë e pavarësisë.

Që prej moshës 4 vjeçare Besmir Limani ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe prindërit u vendosën në Zvicër.

Momente te vecanta dhe shume emocionuese, si dhe krenar që jemi shqiptar.

Prej 52 ndeshjes ai ndjek Kombëtaren Shqiptare.

Tifozi me origjinë nga Struga, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur tashmë me pasaportë të Shqipërisë.

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë ka shumë vite që zë vend në çdo medium shqiptar, por edhe botëror.

Imazhet e tifozit shqiptar në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë që ai të jetë shumë i përfolur.

Pas Vlorës u nis menjëherë drejt Tiranës për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi.


Video