
Shqipëria do të përballet në tetor me Çekinë në një ndeshje të rëndësishme të vlefshme për rrugëtimin drejt Kampionatit Europian 2024.
Por trajneri Silvinjo duket se ka plane të reja, pasi ka vendosur të afrojë në kombëtare tre futbollistë të tjerë, ata janë Meritan Shabani, Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli.
Muçolli ka qenë më herët pjesë e kuqezinjve jo vetëm te moshat, ndërsa Çuni ka qenë pjesë te U-21.
Risi është Meritan Shabani, mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopers ka marrë pasaportën shqiptare dhe është gati për ndeshjen e radhës.
Muçolli po shkëlqen me ekipin e Goteborg në Suedi, ndërsa Çuni është pjesë e Frosinone në Serie A.
Veç ndeshjes kundër Çekisë, kuqezinjtë luajnë edhe kundër Bullgarisë në Tiranë më 17 tetor në një ndeshje miqësore.