Milani përplaset në numrin e Newcastle, merr një barazim, por humbet Loftus Cheek dhe Maingan

19 Shtator 2023, 21:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Olivier Giroud

Milani nuk ia del të mposhtë Newcastle në “San Siro” (1-1). Në sfidën e parë të fazës së grupeve të Champions League. Duket se presioni i humbjes së thellë përballë Interit në derbi kishte lënë pasojë te kuqezinjtë, që pavarësisht dominimit me raste, nuk ia dolën të mposhtnin portierin Pope.

Si të mos mjaftonte fakti që nuk u arrit fitorja, “Djalli” doli “i sakatuar” nga kjo sfidë, pasi lanë fushën të dëmtuar Loftus Cheek dhe portieri Maingan.

Për të dy lojtarë bëhet fjalë për probleme muskulare, që do të thotë se mungesa e tyre mund të jetë e gjatë.

Sfida tjetër mes Young Boys dhe Leipzigut përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës gjermane. E zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë Simakan, por vendësit barazuan me Elian. Në pjesën e dytë fitorja e “Demave të Kuq” erdhi nga këmbët e Schlager-it dhe Seskos.

 

 

Video