
Kalimi i shumë yjeve në kampionatin e Arabisë Saudite ka bërë që interesi të jetë shumë i lartë krahasuar me vite më parë.
Al Nassr vazhdon marshimin drejt kreut të Saudi League, që aktualisht mbahet nga Al Hilal.
Skuadra e Cristiano Ronaldo-s ka fituar 3-1 mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e Al Raed falë golave të portugezit, Mane dhe Tallisca-s.
CR7 ka provuar të shënojë golin e dytë personal në të gjitha mënyrat, kryesisht nga goditjet e dënimit dhe një nga këto është bërë virale në rrjetet sociale.
Cristiano Ronaldo n’a pas épargné un cameraman sur son coup franc. ????
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 16, 2023
???? @ESPNFC pic.twitter.com/p9xqaqCkQn
Një nga këto gjuajtje ka përfunduar në fytyrën e një kameramani, një tifoz i pozicionuar mbrapa portës drejt së cilës ka gjuajtur Ronaldo ka filmuar gjithçka.
Kameramani po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.