Juventusi nga një çështje te tjetra, Cristiano Ronaldo e padit për 19.9 milionë euro

16 Shtator 2023, 15:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo

Të tjera telash në klubin e Juventusit, ku njëra çështje duket se pasohet nga një tjetër. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo ka bërë hapa ligjorë dhe duket i vendosur për të çuar klubin bardhezi në gjyq për 19.9 milionë eurot që nuk i ka marrë ende.

Bëhet fjalë për shumën që lidhet me manovrat e pagave nga ana e klubit torinez në kohën e Covid-it. Portugezi, që kishte kërkuar aktet e hetimit nga Prokuroria e Torinos, nuk ka gjetur gjatë këtyre muajve, ndryshe nga Dybala, një akord ekonomik me Juventusin.

Cristiano Ronaldo luajti 3 sezone me fanellën e Juventusit. Prej dy sezonesh ai është ylli i arabëve të Al-Nasr.

Çështja tjetër, për të cilën klubi italian do të shkojë në gjykatë, është ajo e mbrojtësit Leonardo Bonucci. Lojtari ka kaluar në Gjermani, tek Union Berlin, por ka llogari të hapura me ish-ekipin. Bonucci kërkon dëmshpërblim nga klubi i Juventusit për prishje të imazhit.

Video