
Tjetër skandal seksual trondit futbollin spanjoll. Pas asaj ngjarje me presidentin e Federatës, Luis Rubiales, mediat raportojnë se katër të rinj të Real Madrid janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në këtë çështje.
Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Ata janë në skuadrat zinxhir të klubit, në klubin Castilla dhe tre lojtarë të Real Madrid C.
Këto ngjarje datojnë nga një ankesë e bërë më 6 shtator në Ishujt Kanarie nga nëna e një të miture.
Ajo ka shkuar për të raportuar ngjarjet dhe ka pohuar se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video seksuale të vajzës së tij për ta shpërndarë më pas.
I akuzuari kryesor për këtë krim është një futbollist i Real Madrid C, i cili besohet se ka pasur lidhje intime me të miturën. Detajet e kësaj çështje pritet të zbulohen në orët e ardhshme, të cilat mund të ndikojnë në integritetin e klubit madrilen.
Ndërkohë, “Los Blancos” kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku lexohet: “Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla-s dhe tre të Real Madrid C, kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë. Për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në WhatsApp. Kur të njihemi me faktet e ngjarjes, do të marrim masat e duhura”.