Surpriza në formacionin zyrtar, Shqipëria për “jetë a vdekje” ndaj Izraelit

24 September 2022, 19:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Surpriza në formacionin zyrtar, Shqipëria për “jetë a
Shqipëria

Është publikuar formacioni zyrtar i Kombëtares shqiptare për përballjen ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e kombeve.

Kuqezinjtë vijnë me shumë mungesa, teksa trajneri Edi Reja ka vendosur të ndryshojë skemë duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-1-2.

Në sfidën e sotme, do luaja nga minuta e parë në portë Strakosha, teksa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Balliu, Ajeti, ismajli dhe Hysaj. Në mesfushë janë Gjasula, Abrashi dhe Qazim Laçi teksa para tyre do të vendoset Kristjan Asllani. Dyshja e sulmit përbëhet nga Broja dhe Cikalleshi.

Surprizë është aktivizimi i Ajetit nga minuta e parë dhe mosaktivizimi i Nedim Bajramit. Shqipëria e ka detyrim fitoren, si e vetmja mënyrë për të besuar e shpresuar te vendi i parë në grup. Aktualisht, Kombëtarja jonë është në vendin e 3-të me 1 pikë. Rivalët tanë janë mjaft komod, pasi kryesojnë grupin.

Sfida fillon në orën 20:45 në Bloomfield Stadium të Tel Avivit.

Formacioni:

Strakosha, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Balliu, Gjasula, Abrashi, Laci, Asllani, Cikalleshi, Armando Broja


Video