S’ka histori në Ettihad, City shkatërron United në kryesfidën e javës së Premier League

6 March 2022, 20:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

S’ka histori në Ettihad, City shkatërron United në

Kevin De Bruyne dhe Riyad Mahrez të dy shënuan në ndeshjen pas histori të Manchester City ndaj Manchester United, ku vendasit fituan thellë 4 me 1.

Për Cityn, një epërsi prej gjashtë pikësh u rikthye në krye të Ligës Premier ndaj Liverpoolit. Për United, vendi i katërt i Champions League është dorëzuar për momentin pasi Arsenali fitoi 3-2 në Ëatford.

Cityt iu deshën vetëm pesë minuta për të kaluar në avantazh me Bernardo Silva-n që dhuroi një asist për De Bruyne-n përmes këmbëve të kapitenit të United, Harry Maguire. Përballë portierit De Gea, De Bruyne nuk gaboi.

United barazoi me një kundërsulm të shkëlqyer në minutën e 22-të të kompletuar nga Jadon Sancho. Paul Pogba krosoi një top të mirë për të futur 21-vjeçarin Sancho në të majtë.

City iu deshën vetëm gjashtë minuta për të rifituar epërsinë. Phil Foden e goditi topin mbi Victor Lindelof përpara se gjuajtja e tij të ndalohej nga De Gea. Goditja pasuese e Bernardo Silvës u bllokua përpara se Alex Telles të fuste sërish topin pa dashje në rrugën e De Bruyne që shënon të dytin.

Në pjesën e dytë ishte radha e Mahrez. De Bruyne asistoi në golin e parë, me një goditje nga e majta. Në minutën e 90-të, marokeni shënoi edhe golin e dytë pas një asisti të Gundogan.

 


Video