Fitorja historike ndaj Andorrës është përjetuar shumë edhe nga trajneri Silvinjo.
Në një video të publikuar në profilin e tij, tekniku brazilian shfaqet i papërmbajtur, duke festuar me lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit e Federatës.
Sivinjo shkruan në postimin e tij, se ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta.
“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri”, shkruan Silvinjo.
Kujtojmë se Shqipëria u kualifikua për herë të parë në “play off” të Botërorit.
View this post on Instagram