Sassuolo fiton në shtëpi/ Bajrami me shokë “shkatërrojnë” Juventusin

23 September 2023, 20:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sassuolo fiton në shtëpi/ Bajrami me shokë

Sassuolo ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Juventusit me rezultatin e thellë 4-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Lauriente, ku portiere polak i Juves bëri një gabim të pafalshëm. Barazimi erdhi në minutën e 21’, ku një autogol i Vina kthen baraspeshën.

Festa nuk zgjat shum, pasi pranë përfundimit të pjesës së parë, Berardi kalon në avantazh skuadrën me një gol tepër të bukur.

Pjesa e dytë ishte agresive dhe intensive, ku Juventus gjen dhe golin e barazimit në minutën e 78; me anë të Federico Chiesa. Ashtu si në pjesën e parë, edhe në të dytën Sassuolo i heq festën bardhezinjve pasi në të 82’, Pinamonti kalon në avantazh vendasit, ndërsa në të 95’, një autogol i Gatti përfundon sfidën me shifrat 4-2.

Me këtë fitore, Sassuolo ngjitet në vendin e 11-të me 6 pikë, ndërsa Juventus ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë.


Video