Cristiano Ronaldo nuk ndalet, portugezi shënon dopietë në fitoren e Al Nassr (VIDEO)

22 September 2023, 22:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cristiano Ronaldo nuk ndalet, portugezi shënon dopietë në fitoren
Cristiano Ronaldo

Al Nassr fitoi me spektakël 4-3 kundër Al Ahli për raundin e shtatë në kampionatin e Arabisë Saudite. Në këtë duel shënoi dopietë edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi udhëhoqi të tijtë drejt tri pikëve, me sukesin që u ndoq nga afro 27 mijë tifozë në Riad.

Ndeshja u zhbllokua nga Ronaldo në minutën e katërt, teksa Talisca dyfishoi për vendasit.


Ishte Frank Kessie që shkurtoi shifrat te miqtë, ndërsa sërish Talisca shënoi për 3-1. Në pjesën e dytë Mahrez shkurtoi për miqtë sërish, këtë herë nga penalltia.

Do duhej Ronaldo që të shënonte dopietë për vendasit, ndërsa Brikan vulosi shifrat në 4-3. Me këtë sukses Al Nassr shkon në kuotën e 15 pikëve për vendin e pestë, aq pikë sa ka edhe Al Ahli që pozicionohet një vend më poshtë.

CR7 këtë sezon ka shënuar nëntë gola, ndërsa goli i parë i kësaj mbrëmjeje ishte "i padukshëm". Për shkak të tymueseve në fushë, goditja e tij që përfundoi në rrjetë nuk u kap nga kamerat.


Video