Rikthehet magjia e Champions League/ Përballje “titanësh” në “Etihad Stadium”

9 April 2023, 23:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehet magjia e Champions League/ Përballje “titanësh”

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare. Në orën 21:00 do të rikthehet edhe magjia e Champions League, ndërsa dy takime janë në program për tu zhvilluar.

Interi ka udhëtuar në Portugali për të sfiduar Benfican. Një sfidë mjaft interesante, teksa gjithë sytë e tifozëve shqiptarë do të jetë te Kristjan Asllani, i cili me shumë gjasa për shkak të mungesave që kanë zikaltërit do ta nis nga minuta e parë.

Por Europa do të “paralizohet” nga dueli i dy gjigandëve. Manchester City pret në “Etihad Stadium” skuadrën e Bayern Munich. Një përballje “titanësh” e cila është konsideruar edhe si “finalja” e parakoshme. Si “Qytetarët” ashtu edhe bavarezët kërkojë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Sfidojnë njëri-tjetrin Guardiola dhe Tuchel, të cilët në të kaluarën janë përballur në Premier League, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet që përballja mes tyre të dhurojë emocione dhe spektakël.


Video