Ronaldo 'tërbohet' me kundërshtarin, debat pas dështimit në fushë (Video)

10 April 2023, 15:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ronaldo 'tërbohet' me kundërshtarin, debat pas

Cristiano Ronaldo u pa duke debatuar me lojtarët kundërshtarë pasi  Al-Nassr barazoi 0-0 ndaj Al Feiha të dielën.

Ekipi i portugezit tanimë është i dyti në garën për titull në Ligën Saudite pasi humbi pikë ndaj Al Feiha-s, me rivalët e tyre për titull, Al-Ittihad që siguruan një fitore 2-1 kundër Al-Ëehda për të shkuar tre pikë para në krye të renditjes.

Në fundin e ndeshjes Ronaldo u pa i tërbuar, me sulmuesin që bëri gjeste dhe debate me disa lojtarë kundërshtarë, duke lënë të kuptohej se kundërshtarët që janë në vendin e 11-të në tabelë, kishin humbur kohë gjatë ndeshjes.


Veç saj, Ronaldo dëgjohet t'i thotë kundërshtarit, Ali Al Zaqaan që ta mbyllë gojën. "Mbylle gojën, keni vonuar lojën", thotë Ronaldo.


Video