Provokon rëndë boksierja hungareze që u rrah nga Imane Khelif, Komiteti Olimpik Agjerian e paralajmëron (FOTO)

3 Gusht 2024, 21:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Imane Khelif dhe Luca Anna Hamori

Komiteti Olimpik i Algjerisë thotë se do të raportojë boksieren hungareze Anna Luca Hamori, pas një postimi skandaloz ndaj kundërshtares Imane Khelif, e cila u akuzua se është gjenetikisht mashkull.

Luca Hamori ka postuar në rrjetet sociale fotografinë e saj përballë një bishe me brirë, duke nënkuptuar konkurrenten e saj.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, i dashuri i Hamorit tha: “Duhet të futem në ring kundër Khelif”.
Hamori humbi ndaj Khelif sot, teksa algjerianja siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes së boksit, Khelif shpërtheu në lot duke thënë se i është bërë padrejtësi nga federata ndërkombëtare e boksit, teksa tha se ajo do të triumfojë: "Allahu Akbarr".

Video