Federata Palestineze e Futbollit njoftoi vdekjen e ish-lojtarit të kombëtares së saj, Suleiman Al-Obeid, i cili njihej gjerësisht si “Pelé i Palestinës”.
Al-Obeid humbi jetën pas një sulmi të forcave izraelite ndaj personave që prisnin ndihma humanitare në jugun e Rripit të Gazës.
41-vjeçari kishte pesë fëmijë. Ai nisi karrierën te Khadamat Al-Shati, më pas u bashkua me klubin Al-Amari Youth Center në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe më vonë me Gaza Sports Club.
Gjatë karrierës së gjatë, Al-Obeid shënoi mbi 100 gola, duke u bërë një nga yjet e futbollit palestinez.
Federata Palestineze theksoi se numri i njerëzve të sportit që kanë humbur jetën ka arritur në 321, përfshirë lojtarë, trajnerë, administratorë, arbitra dhe anëtarë të bordit të saj.
While FIFA refuses to ban Israel from its competitions, Israel has killed hundreds of football players in Gaza since October 2023.
— AJ+ (@ajplus) August 6, 2025
They include Suleiman Al-Obeid, who was nicknamed the “Pelé of Palestinian football” and was killed while waiting for aid in Gaza on August 6. pic.twitter.com/P9VoZHJ5W0