Pesë sporte të reja në Lojërat Olimpike të Los Angeles, ja cilat janë ato

12 Gusht 2024, 17:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lojërat Olimpike Los Angeles 2028

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 u mbyllën mbrëmjen e djeshme, tashmë pishtari i kalon Los Angelesit në SHBA në vitin 2028.

Shqipëria, për herë të parë në histori, mori dy medalje të bronzta në mundje, falë dy sportistëve me origjinë ruse.

Kosova gjithashtu arriti rezultate të mira, me një medalje të bronztë dhe një të argjendtë në xhudo.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'i organizojnë Lojërat Olimpike për herë të pestë në histori. Hapja dhe mbyllja e eventit të madh sportiv do të kryhet në "Los Angeles Memorial Coliseum".

Risi në këtë olimpiadë do të jenë pesë sporte të reja.
Ato janë: Futboll me flamur, baseball/softball, kriket, lakros dhe squash.

Futbolli me flamur është një version i ngjashëm i regbisë, por në vend të përplasjes me trup, ekipet duhet të marrin flamurin.

Lakros është një lloj sporti i ngjashëm me hokej, por luhet në fushë të blertë.

Ndërsa squash, është një lloj tenisi që luhet në dhomë të mbyllur.

Video