Partizani mposht Egnatian, fiton për herë të tretë Superkupën

20 December 2023, 21:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Partizani mposht Egnatian, fiton për herë të tretë
Partizani

Ka mjaftuar një gol i Arinaldo Rrapaj që Partizani të shpallet fitues i Superkupës së Shqipërisë, në një ndeshje të fortë përballë Egnatias.

Të kuqtë kanë arritur ta mbyllin ndeshjen me rezultatin 1-o, në stadiumin “Air Albania” duke u bërë kështu fitues për herë të tretë në histori të këtij trofeu. Për herë të parë, Partizani e ka fituar Superkupën në vitin 2004, ndërsa të dytin në verën e 2019-ës.

Tirana mban rekordin fitimit të trofeut të Superkupës, pasi këtë eveniment e ka fituar plot 12 herë.

Partizani mposht Egnatian, fiton për herë të tretë
Superkupa e Shqipërisë

Fituesit e Superkupës ndër vite:

1989 – Dinamo

1990 – Flamurtari

1991 – Flamurtari

1992 – Elbasani

1993 – (nuk u zhvillua)

1994 – Tirana

1995 – (nuk u zhvillua)

1996 – (nuk u zhvillua)

1997 – (nuk u zhvillua)

1998 – Vllaznia

1999 – (nuk u zhvillua)

2000 – Tirana

2001 – Vllaznia

2002 – Tirana

2003 – Tirana

2004 – Partizani

2005 – Tirana

2006 – Tirana

2007 – Tirana

2008 – Dinamo

2009 – Tirana

2010 – Besa

2011 – Tirana

2012 – Tirana

2013 – Skënderbeu

2014 – Skënderbeu

2015 – Laçi

2016 – Kukësi

2017 – Tirana

2018 – Skënderbeu

2019 – Partizani

2020 – Teuta

2021 – Teuta

2022 – Tirana

2023 – Partizani


Video