Pamjet / Ekipi serb mbërrin në Tiranë, Policia e Shtetit del me njoftim: Realizuam eskortimin dhe shoqërimin e tyre

6 June 2025, 15:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet / Ekipi serb mbërrin në Tiranë, Policia e Shtetit del me
Ekipi serb në Shqipëri

Policia e Shtetit ka pritur në aeroport dhe më pas ka shoqëruar drejt hotelit ku do të qëndrojnë, ekipin e futbollit të Serbisë.

Në pamjet e shpërndara janë parë mjete të shumta të policisë në pistën e Aeroportit "Nënë Tereza".

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Botës, midis Shqipërisë dhe ekipit serb do të luhet nesër në stadiumin "Air Albania" në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza" Rinas drejt Tiranës.

Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ftojmë qytetarët dhe tifozët sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.



Video