Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ndeshje e çmendur me 9 gola dhe 40 gjuajtje në total, mes Spanjës dhe Francës, që u fitua nga Kombëtarja iberike me rezultatin 5 me 4.
Falë këtij triumfi në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kombeve, skuadra e De La Fuente, arriti të siguronte një “biletë” për në finalen e madhe, ku do të përballet me Portugalinë që mbrëmjen e djeshme mposhti Gjermaninë.
Niko Uilliams, Merino, Pedri dhe Jamal me dopietë, ishin autorët e golave për Spanjën, ndërkohë që për Francën shënuan Mbape, Sherki, autogol i Vivian dhe Kolo Muani.
N.Uilliams 22′, Merino 25′, Jamal 54′ (p), 68′ Pedri 55′ / Mbape 59′, Sherki 79′, Vivian 84′ (autogol), Kolo Muani 90+4′.