VIDEO: Pamjet e futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e rrjetit, i shkel syrin Mourinhos ndërkohë që shtiret si i dëmtuar

26 May 2022, 11:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: Pamjet e futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e

Në momentin vendimtar të ndeshjes, sulmuesi anglez fitoi me përvojë një faull të çmuar pranë pankinës verdhekuqe dhe, nga toka i shtrirë, anglezi i shkel syrin trajnerit të tij.

Mirëkuptim i qartë me trajnerin e tij për të bërë pak si i dëmtuar, për ta vonuar lojën në minutat e fundit dhe mbajtur në fuqi avantazhin 1-0, falë të cilit Roma triumfoi në “Arena Kombëtare”, duke siguruar trofeun e parë pas 14 vitesh.

Nga ana e tij, Jose Mourinho u përlot sepse u bë trajneri i parë në histori që fiton të gjitha kompeticionet europiane të futbollit: Champions League, Liga e Europës dhe “Conference League”.

Në këtë të fundit triumfoi qysh në edicionin e parë. Me siguri, Tirana do të mbetet një “stacion” i paharrueshëm në karrierën e “Special One”.

VIDEO: Pamjet e futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e VIDEO: Pamjet e futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e VIDEO: Pamjet e futbollistit të Romës po bëjnë xhiron e 



Video