“Mou mbreti i Romës”, italianët i “përulen” portugezit: Kupë magjike (Foto)

26 May 2022, 09:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mou mbreti i Romës”, italianët i
José Mourinho

Roma në “Air Albania” mbrëmjen e djeshme përjetoi një nga netët më historike të saj, pasi ngriti në qiell trofeun e parë të Conaference League, në sezonin e parë të këtij kompeticioni.

12 vite pritje për të shijuar një tjetër trofe evropian, Roma kthen më në fund Italinë në nivele të larta. Sigurisht nuk është një trofe i madh, por në këto kushte, të etur për sukses, medalja e Conference League nuk është për tu hedhur poshtë, përkundrazi këtë sukses e shijuan jo vetëm tifozët roman por edhe ata “azzurr”.

“Faleminderit Roma, ka festë, trofeu i parë i Confernece League është verdhekuq”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Në parajsë, triumfo Roma, thyen Feyenoord në finalen e Conference League”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

“Mou mbreti i Romës”, ishte titulli i përzgjedhur nga Tuttosport. “Roma, një kupë magjike”, shkruan Il Messaggero. Të gjithë të përditshmet e tjera bashkohen në një pikë, Faleminderit Roma, faleminderit Mourinho.

“Mou mbreti i Romës”, italianët i

“Mou mbreti i Romës”, italianët i

“Mou mbreti i Romës”, italianët i

“Mou mbreti i Romës”, italianët i



Video