Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari Roger Pearce, drejtori teknik i kanalit britanik ITV Sport, ka ndërruar jetë në Katar.
Ishte prezantuesi sportiv, Mark Pougatch, i cili dha lajmin e trishtë të vdekjes së Pearce në transmetimin përpara ndjeshjes së Ulellsit kundër SHBA-së.
Ai u tha shikuesve: Kemi një lajm shumë të trishtuar për t’ju sjellë nga këtu në Katar. Drejtori ynë teknik, Roger Pearce, i cili ishte këtu për të nisur Kupën e tij të tetë të Botës, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 65-vjeçarit, ndërkohë ai është gazetari i tretë i cili humb jetën në Katar pas, amerikanit Grant Wahl i FOX dhe fotoreporterit nga Katari Khalid Al Misslam.