VIDEO/ Armando Broja pëson dëmtim të rëndë, largohet nga fusha mes ulërimash

11 December 2022, 16:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Armando Broja pëson dëmtim të rëndë, largohet
Armando Broja

Ky sezon duket i pafat për Armando Brojën për të treguar vlerat e tij tek Chelsea. Rikuperimi për të ka zgjatur shumë pak pas dëmtimit me kombëtaren shqiptare, pasi sot ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë ë miqësoren që Chelsea luajti në Abu Dhabi kundër Aston Villas

Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërsa nuk mundi të luajë më shumë se 18 minuta. Një aksion në zonën e kundërshtarit bëri që Broja të ndjente dhimbje të madhe duke dalë nga fusha me barrelë.

Sulmuesi shqiptar duket se ka pësuar një dëmtim në ligamente, teksa në video dëgjohet ulërima e tij për shkak të dhimbjeve. Nëse dëmtimi konfirmohet në ligamente, Broja do duhet të qëndrojë jashtë për disa muaj.


Video