Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, publikojnë skuadrën e ardhshme të Rei Manajt

20 March 2025, 09:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, publikojnë

Rei Manaj vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të vlerësuar në kampionatin turk, ku është bërë protagonist duke shënuar me rregullsi me fanellën e Sivaspor.

Sulmuesi shqiptar ka rinovuar deri në verën e vitit të ardhshëm kontratën e tij, por për të gjithë është e qartë se ai do të largohet pas pak muajsh, për të përfunduar në një nga klubet e mëdha turke.

Mediat në Turqi sot kanë bërë publik lajmin se një nga klubet e mëdha të kampionatit po interesohet konkretisht për Manajn dhe ka bërë gati gjithçka për transferimin e tij në verë.

Bëhet e ditur se Trabzonspori ka marrë edhe pëlqimin e futbollistit shqiptar dhe pritet që të bëjë hapin konkret për të siguruar firmën dhe transferimin nga Sivaspor pas pak muajsh.

Kështu, Manaj do të bëhej pjesë e një skuadre që ka pretendime për të luajtur për objektiva prestigjiozë në Turqi dhe që kërkon të rivalizojë me klubet e mëdha të Stambollit për trofetë në vend.


Video