Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se po kujdeset që ndeshja e fundit e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024 të jetë më tepër një festë për të gjithë ata qindra-mijëra tifozë në stadium dhe jo vetëm.
Në një konferencë me gazetarët, Silvinjo megjithatë nuk e nënvlerësoi duke thënë se është e vështirë të rikuperohet ekipi në një periudhë kohore prej 3 ditësh.
Duke komentuar gjendjen e futbollistëve gjatë presionit të ekipit moldav, Silvinjo zgjodhi të flasë shqip duke thënë se ata e përballuan "avash, avash".
"Po është e vërtetë që në aspektin psikologjik ishte sfidë shumë e fortë dhe në aspektin fizik, por besoj se lojtarët e menaxhuan shumë mirë pjesën e ankthit, dhe avash, avash. Duam të argëtohen të gjithë ata që kanë ardhur për ndeshjen e nesërme. Tani duam të shohim edhe lojtarët në stërvitjen e fundit dhe të shohim për ndeshjen e nesërme.
Ndeshja e dytë është gjithmonë më e vështirë se nuk ka kohë për rikuperim, 3 ditë janë pak. Kohë për stërvitje nuk ka, megjithatë kemi vetëm një stërvitje të lehtë sot", deklaroi Silvinjo.