Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci

18 Shtator 2024, 11:08Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ka ndërruar jetë pas disa ditësh luftë në spital një nga ikonat e Italisë në futboll si Salvatore Schillaci ose siç njihej ndryshe Toto Skilaçi.

Ai ishte operuar dy herë për kancerin në zorrën e trashë, por këtë herë nuk mundi t'i mbijetonte kësaj sëmundje në moshën 59-vjeçare.

Schillaci do mbahet mend gjatë për kampionatin Botëror të 1990 të zhvilluar në Itali, teksa e nisi si zëvendësues me axurrët por sapo preku fushën e gjelbër nuk doli më.

Në atë Botëror ai shënoi 6 gola duke ndihmuar Italinë të kapte vendin e 3, ndërsa në nivel klubesh ka luajtur me ekipe si Juventus dhe Inter, por shenjë më së shumti la me Messinën ku luajti për 7 sezone.

Video