Sikur të mos mjaftonte rezultati i fushës, edhe Zlatan Ibrahimoviç ka ndezur atmosferën rreth Milan-Liverpul.
I munguar prej disa javësh, suedezi ka qenë një ditë para ndeshjes në “Milanello”, teksa dje ka folur edhe me mediat duke mos kursyer thumbimet e momentet e tensionit në një intervistë për “SKY”.
Si ndiheni në debutimin tuaj si drejtues në Champions?
Ka qenë një javë e rëndësishme. Ndeshja e parë kundër Liverpulit përfaqëson një duel historik, erdhi në kohën e duhur për skuadrën, pas ndeshjes së fundit me Venecian që shkoi mirë. Sezoni nuk ka pasur fillimin që dëshironim, por me durim do të arrijmë atje.
Çfarë mund të thoni për mungesën tuaj në javën e fundit?
Kur luani largohet, macet afrohen. Kur luani kthehet, macet zhduken. Sipas të gjitha thashethemeve, niveli i Milanit qenka shumë i ulët. Jam i përqendruar te puna, kam disa ditë që jam larguar për arsye personale, por jam gjithmonë prezent. Te Milani punojmë, pedalojmë.
Çfarë mund të thoni për rolin që keni në klub?
Roli është i thjeshtë, shumë njerëz flasin. Unë jam në timon si drejtues, unë jam shefi dhe gjithçka tjetër funksionon për mua.
Zvonimir Boban, i pranishëm në studiot e Sky në një intervistë për La Gazzetta dello Sport kishte pyetur për rolin e suedezit. Ibra e kupton dhe thellohet në shpjegimin e tij
As Boban nuk e kishte kuptuar rolin tim.
Ndërhyn Boban: Në fakt, askush nuk e kuptoi…
Unë do t’ju shpjegoj tani: Unë jam në krye, unë jam shefi dhe të gjithë punojnë për mua. Te Milani punojmë në heshtje.
Përmendët luanë e mace, a ka lidhje me Teo dhe Leaon?
Kotelet nuk janë ekipi, ata që janë jashtë janë ekipit.
Por a keni folur me Teon dhe Leaon?
Kam folur me skuadrën, ata janë mirë, janë të ndezur dhe kanë luajtur një ndeshje të mirë kundër Venecias.
Si është të përjetosh mbrëmje Champions dhe nuk mund të luash?
Tani është ndryshe, pasi nuk luaj më, nuk e kam këtë adrenalinë. Natyrisht që më mungon të luaj futboll, sepse këto ishin momente të shkëlqyera, por nuk më bën të dëshiroj të kthehem.
Cili është vlerësimi juaj për merkaton e Milanit?
Ishte ashtu siç donim ne. Sipas mendimit tonë, kemi marrë atë që mungonte. I fundit ishte Abrahami që dha përforcime shtesë në sulm. Më vjen keq për Joviçin.