Raundi i parë i Champions League / Juventus nuk zhgënjen, Bayern shkatërron Dinamon e Zagrebit

17 Shtator 2024, 23:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yildiz / Juventus

Është mbyllur sot raundi i parë i ndeshjeve të Champions League, tashmë me një risi në mënyrën e përballjes së klubeve.

Turku Kenan Yildiz ka marrë të gjithë vëmendjen te Juventus me një gol spektakolar në fitoren 3-1 ndaj Paris Saint Germain.

Ndërsa në fushën e blertë janë parë edhe lot, pas humbjes së Milanit 1-3 ndaj Liverpool.

Reali i Madridit, me një kundërshtar relativisht të lehtë si VfB Stuttgart e ka mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1.

Mbrëmje e turpshme ka qenë për Dinamon e Zagrebit, që është mposhtur nga Bayren i Mynihut me rezultatin e thellë 9 me 2.

Raundi i parë vijon me ndeshjet e tjera nesër. Ndërsa me këtë format, ekipet do të zhvillojnë 8 raunde, ku fituesit do të përcaktohen me grumbullim pikësh si në kampionat.

Video