Real Madridi po planifikon një lëvizje të rëndësishme për stolin, me Florentino Perez që synon rikthimin e Jose Mourinhos.
Pas një sezoni zhgënjyes ku eliminuan në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve dhe të dorëzuar për titullin, “Los Blancos” kërkojnë një trajner me përvojë për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan pas Botërorit.
Ndonëse rrethi i ngushtë i klubit ka dyshime për shkak të formës së fundit të portugezit, Perez mbetet admirues i madh i “Special One”.
Mourinho aktualisht drejton Benficën, por një klauzolë prej 3 milionë eurosh mundëson lirimin e tij të parakohshëm.
Për Mourinhon, ky do të ishte një shans për të mbyllur llogaritë e hapura me Madridin, ku gjatë viteve 2010-2013 fitoi La Ligën, por dështoi të ngrinte trofeun e Champions-it.
Sidoqoftë, ecuria e tij e fundit nuk ka qenë në lartësinë e emrit, duke pasur dështime te Fenerbahçe dhe aktualisht te Benfica, ku renditet i dyti pas Portos.
Trofeu i tij i fundit mbetet Conference League me Romën, por Perez beson se karizma e tij është ajo që i duhet ekipit për t’u ringritur.