Një ndeshje spektakolare ka qenë ajo mes Romës dhe Milanit e luajtur në "Olimpico" në luftën e ashpër për Champions League, por golat e takimit kanë ardhur vetëm në minutata shtesë.
Teksa u duk se ndeshja po shkonte drejt rrjetave të paprekura, në minutën e '93 ishte Abraham i cili pas një kundërsulmi të Romës, kaloi ekipin e tij në avntazh, duke të dhënë përshtypjen e një triumfi.
Por, jo. Kur u duk se Roma do festonte tri pikët, në shtesën e shtatë të lojës ishte Saelemaekers që pas asistit të Leaos dërgoi shifrat në 1-1.
Në këtë ndeshje, Marash Kumbulla doli nga fusha pas vetëm 15 minutash lojë pas një dëmtimi të rëndë në përplasjen me Giroud.
Ekipi i Piolit është i katërti me 57 pikë, po aq sa Roma e vendit të pestë, teksa pas kësaj sfide lufta për një vend në Champions League bëhet edhe më e ashpër.