Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Barcelona dhe agjentët e Lionel Messit po diskutojnë për mundësinë e rikthimit të argjentinasit në ekipin blaugrana, në verën e vitit 2023.
Synimi i klubit të Barçës, presidentit Laporta dhe Messit është që argjentinasi të përfundojë karrierën e tij futbollistike në Camp Nou pas përfundimit të kontratës me PSG-në, shkruan Catalunya Radio.
Asgjë nuk është ende e sigurt, apo e mbyllur, por gjithçka tregon për skenarin e rikthimit të Messit në Barça në verën e vitit 2023.
Messi do të luajë për PSG këtë sezon dhe do të aktivizohet në Botërorin me Argjentinën.
Më pas, ai do kthehet në Paris dhe synimi i tij është të përfundojë karrierën në Barcelonë.