Demonstrim force nga Tottenham, e nis me poker golash sezonin ndaj Southampton

6 August 2022, 18:28Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Demonstrim force nga Tottenham, e nis me poker golash sezonin ndaj Southampton
Goli i Kulusevskit

Ndeshja e parë për këtë sezon e Tottenhamit të Antonio Conte-s ishte një demonstrim force me një 4-1 ndaj Southampton që madje shënuan të parët.

Ishin “Saints” ata që shënuan të parët, me Ward-Prowse që realizoi në minutën e 12’. Ndërsa në minutën e 21’ do të niste kthesa e takimit, me Sessegnon që shënoi golin e barazimit, më pas Dier realizoi golin e dytë për “Spurs” në minutën e 31’, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-1. Në minutën e 61’ një autogol i Salisu e çoi rezultatin në 3-1, teksa Kulusevski vulosi rezultatin në minutën e 63’.

Java e parë në elitën e futbollit anglez u mbyll me një rezultat shumë të pëlqyer për ekipin e Bournemouth. Skuadra që u ngjit këtë edicion në Premier League fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Aston Villa. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 3’ me Lerma, ndërsa në minutën e 80’ Moore shënoi golin e dytë për Bournemouth.

Leeds ka fituar me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Wolves në takimin e parë të këtij sezoni. Ishte Podence ai i cili shënoi i pari, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 6’. Teksa Rodrigo barazoi në minutën e 24’, teksa një autogol i Ait Nouri në minutën e 74’ i dhuroi fitoren Leeds United.

Nottingham Forest nuk e nisi aspak mirë sezonin në Premier League. Skuadra që u ngjit këtë edicion në elitën e futbollit anglez u mund me rezultatin 2-0 nga Newcastle në transfertë. Golat për vendasit u realizuan nga Schar në minutën e 58’ dhe Wilson në minutën e 78’.


Video