VIDEO/ Myrto Uzuni si Usain Bolt, mahnit spanjollët me shpejtësinë e tij

7 August 2022, 12:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Myrto Uzuni si Usain Bolt, mahnit spanjollët me
Myrto Uzuni

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni duket se është gati për sezonin e ri me Granadën në Spanjë.

Skuadra andaluziane zhvilloi ditën e djeshme një ndeshje miqësore ndaj Malagës, ku sulmuesi kuqezi luajti nga minuta e parë dhe arriti të linte gjurmë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, teksa goli i skuadrës së Granadës në minutën e 37’ do të vinte falë shpejtësisë së Uzunit dhe asistit që dha më pas për shokun e skuadrës.

Lojtari i Kombëtares ishte i papërmbajtshëm në krahë duke fituar duelin me mbrojtësin e Malagas, ndërsa më pas shërbeu saktësisht Puertas që e kishte lojë fëmijësh për të shënuar.


Video