“Lider dhe kapiten i guximshëm”, Interi i jep lamtumirën Handanovicit pas 11 vitesh

12 July 2023, 19:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lider dhe kapiten i guximshëm”, Interi i jep lamtumirën
Samir Handanovic

Samir Handanovic e mbyll me Interin. Portieri slloven i dha fund aventurës 11-vjeçare me zikaltrit nga Milano. Sezone gjatë së cilave fitoi titullin kampion. Dhe nga dy herë Kupën e Superkupën e Italisë.

Rinovimi nuk erdhi dhe 38-vjeçari ka dalë lojtarë i lirë.

Në letrën përshëndetëse të Interit për Handanovic, lexohet:

“Një referencë absolute, një lider në dhomën e zhveshjes, një kapiten i guximshëm. Samir Handanovic është e gjitha kjo gjatë 11 sezoneve në të cilat mbrojti portën e Interit.

Ai demonstroi që nga fillimi aftësi teknike të jashtëzakonshme të kombinuara me një karizëm të madhe. Cilësi që bëjnë atë një nga portierët më të mirë në historinë e klubit tonë.

Dëshmi për këtë janë 455 ndeshjet e tij, gjatë së cilave e mbajti portën të paprekur në 116 raste. Falënderime dhe dashuri e sinqertë nga gjithë familja zikaltër për Samir Handanovic”.


Video