Ndonëse na ndajnë edhe dy muaj nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat.
Mesa duket, FSHF ka shfrytëzuar interesin e lartë për kombëtaren kuq e zi që është në një formë tepër të mirë dhe favorite, për të shitur sa më shpejt biletat e ndeshjes që do të luhet në 10 shtator në stadiumin “Air Albania”.
Ajo që bie në sy është çmimi rekord. Një biletë pas porte që kushtonte 750 lekë në ndeshjen me Moldavinë, me Polononinë do të kushtojë 2000 lekë.
Dhe për ata të cilët duan ta shijojnë nga tribuna, biletat do të kushtojnë plot 6000 lekë.
Shqipëria që aktualisht mban vendin e dytë në grup, shpreson në një barazim pse jo edhe fitore ndaj Polonisë, për të shijuar edhe njëherë ëndrrën e Kampionatit Europian.