
Po ikën koha për të përfunduar zyrtarisht transferimin e Lionel Messit te Inter Miami, pasi prezantimi i tij pritet të bëhet më 16 korrik.
Pronari i klubit, David Beckham, është njeriu që e bindi argjentinasin të bashkohet me MLS dhe dëshiron që gjithçka të jetë perfekte në... ditën e madhe.
Një mural i madh është krijuar në Miami për nder të kapitenit të Albiceleste dhe ish superylli i Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, u ngjit në një vinç dhe ndihmoi për ta përsosur atë.
Victoria Beckham ka postuar një video në Instagram me bashkëshortin e saj duke “zbardhur” dhëmbët e Messit.
“A ka ndonjë gjë që David Beckham nuk mund ta bëjë? Ka vetëm disa ditë që ka qenë në qytet dhe e ka marrë menjëherë. Po ai është që zbardh dhëmbët teksa shikojmë!!! Puthje nga Miami!”, ka shkruar Victoria Beckham në mbishkrimin e postimit.