
Interi i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve në fazën me eliminim direkt ndërsa u mposht nga Atletiko e Madridit në Wanda Metropolitano, duke i dhënë fund shpresave për fitimin e trofeut.
Pavarësisht kësaj humbje, drejtuesit e skuadra janë të kënaqur me trajnerin Simone Inzaghi, i cili është i sigurt në rrugën drejt fitimit të titullit kampion në Serinë A.
Sipas asaj që raportohet në mediat italiane në ditët në vijim pritet që 47-vjecarit t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2027, pasi ajo aktuale skadon në 2025-ën.
Krahas shtimit të afatit, ai do të pësojë dhe rritje page nga 4.5 mln në 5.5 mln euro. Kjo lëvizje e zikaltërve ka ardhur në periudhën kur emri i Inzaghit është lakuar mes trajnerëve më me potencial të Evropës, duke bërë që drejtuesit të merrnin masat, përpara se atij t’i vinte një ofertë tunduese nga diku tjetër.