Inter e merr seriozisht miqësoren me Rrogozhinën, fut në fushë yjet zikaltër

13 August 2023, 15:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inter e merr seriozisht miqësoren me Rrogozhinën, fut në
Lojtarët e Inter udhëtojnë drejt Ferrarës


Ekipi italian i Interit do të përballet mbrëmjen e sotme në një miqësore me Egnatian e Rrogozhinës.

Kjo është miqësorja e dytë e luksit për ekipet shqiptare, pas përballjes së djeshme mes Partizanit dhe Romës në "Air Albania", ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-2.

Por duket se trajneri italian, Inzagi po e vlerëson maksimalisht këtë përballje, duke aktivizuar në fushë thuajse të gjithë titullarët.

Sipas medieve italiane, Inzagi po mendon një formacion 3-5-2, ndërsa lojtarët që do e nisin nga minuta e parë janë Sommer, Darmian, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Calanhoglu, Frattesi, Dimarco, Thuram dhe Lautaro.

Ndeshja do të luhet në orën 20:00 në arenën Paolo Mazza, në Ferrara të Italisë.


Video