Kthesë e madhe në Paris: PSG riintegron Mbappenë në skuadër

13 August 2023, 12:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kthesë e madhe në Paris: PSG riintegron Mbappenë në
Mbappe

Kapitulli i ri në çështjen “Mbappe”. Edhe pse dukej se situata e tij me PSG-në nuk do të rregullohej, sot ka pasur një zhvillim të bujshëm.

Klubi francez me anë të një deklarate ka bërë të ditur se sulmuesi 24-vjeçar do rikthehet në stërvitje me ekipin e parë:

“Pas bisedave shumë konstruktive dhe pozitive mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappesë para ndeshjes së PSG-së kundër Lorientit, lojtari iu bashkua në stërvitje ekipit të parë këtë mëngjes”.

Ky informacion është në përputhje me afrimin e mundshëm mes klubit dhe lojtarit që është paralajmëruar orët e fundit.

Dje Mbappe u pa në tribunat e “Parc des Princes” duke ndjekur ndeshjen e skuadrës së tij me të vëllanë dhe mikun e tij, Ousmane Dembélénë dhe sot mori pjesë në stërvitje bashkë me lojtarët e tjerë.

Sipas shtypit francez, ka pasur afrime mes Kylian Mbappé dhe PSG-së dhe rinovimi nuk është më një opsion i përjashtuar.


Video