Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Miqësorja e luksit mes Partizanit dhe Romës është duke u luajtur në stadiumin "Air Albania".
Ndonëse kanë mbetur edhe pak minuta nga përfundimi i ndeshjes, Roma është duke udhëhequr me rezultatin 0-2. Kjo humbje duket se e ka zhytur në mendime drejtorin e Partizanit, Olsi Rama.
Ndërsa vëllai i tij, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama është parë i qeshur në tribunën e mbushur me VIP-a. Ai ka përshëndetur kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili është shfaqur sportiv me kapele në kokë.
Më herët Rama shpërndau një foto me reperin Noizy, i cili performoi në fillim të ndeshjes.