Incident para Milan-Real Madrid, ish-portieri i Premier League bie pa ndjenja në transmetim live (VIDEO)

24 July 2023, 11:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Incident para Milan-Real Madrid, ish-portieri i Premier League bie pa ndjenja

Momente frike para ndeshjes mes Real Madrid dhe Milanit në turin amerikan.

Komentatori i “ESPN”, Shaka Hislop, ish- portieri i disa klubeve angleze, u sëmor gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë para miqësores dhe ra në tokë teksa fliste me kolegun Dan Thomas.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet qartë se Hislop humbet ekuilibrin dhe bie pa ndenja. Kolegu i tij sinjalizoi menjëherë ndihmën mjekësore dhe ata u kujdesën për të.

Më pas, u njoftua se ish-portieri i West Ham dhe Newcastle ishte nën kujdesin mjekësor në spital dhe i vetëdijshëm


Video