YouTuber-i dhe influencuesi i njohur brazilian IShowSpeed, i famshëm mbi të gjitha për faktin se u deklarua hapur si tifozi numër një i portugezit Cristiano Ronaldo, ndryshoi mendim këtë të premte në debutimin e rivalit më të madh të CR7 në skenën e futbollit të MLS-së. Bëhet fjalë, as më shumë e as më pak, për Lionel Messin.
Transmetuesi brazilian mundi të ishte në një vend të privilegjuar në fushën e stadiumit DRV PNK në Fort Lauderdale në ndeshjen e Kupës së Ligës ndërmjet Inter Miami dhe Cruz Azul nga Meksika, e pritur nga shumë për debutimin e kampionit të botës me skuadrën e drejtuar nga 'Tata' Martino.
Edhe pse gjatë gjithë pjesës së parë ai nuk pati mundësinë ideale për ta parë “Pleshtin”, Speed pa momentin perfekt për të filluar regjistrimin e kamerës së tij, kur Messi po përgatitej të ekzekutonte goditjen e lire, që përfundoi të ishte goli i tij i parë me ekipin e tij të ri.
IShowSpeed : “Jika Messi mencetak tendangan bebas ini, saya adalah penggemar Messi, wallahi”
— FaktaBola (@FaktaSepakbola) July 22, 2023
Dan tendangan bebas Lionel Messi pun menjadi gol, dan Speed mengganti Jerseynya dari Jersey Portugal ke Jersey Inter Miami????????
pic.twitter.com/BLTe1xrTqw
Në materialin që postoi menjëherë në rrjetet e tij, transmetuesi shihej i veshur me një fanelë të skuadrës portugeze me emrin dhe numrin e Cristiano-s, ndërsa deklaronte se do të bëhej fans i Messit nëse shënonte, madje shihen disa fëmijë në audiencë duke e paralajmëruar për kontradiktën e tij të dukshme përpara se stadiumi të shpërthejë pas golit të madh të argjentinasit.
Menjëherë më pas golit, Speed hoqi fanelën që kishte veshur dhe zbuloi numrin 10 të Inter Miamit, teksa shpërtheu në një festë të madhe. Një video e tërë virale, me një përgatitje të gjatë dhe një përfundim më të mirë. Goli i parë i Messit me skuadrën e tij të re…