
Rei Manaj ndjek Mauro Icardi dhe Edin Dzeko për fronin e shënuesit më të mirë të kampionatit në Turqi. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes mes Sivasspor dhe Karagumruk në minutën e 89′.
Gol që vlen 3 pikë, që rikthejnë ekipin e tij te fitorja, pas dy humbjesh radhazi.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin që mposhti 1-0 Karagumruk. Një krosim në zonë në minutën e fundit të kohës së rregullt mbërriti në këmbët e Manaj. Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe më pas, i vetëm me portierin, goditi duke shënuar golin e 16 në kampionatin e Superlig.
— All goals on @Footcolic | Follow (@CorineG11855) April 3, 2024
Feston Manaj, por jo Veseli, që me Karagumruk ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, pa mundur të evitojë golin e bashkëkombasit të tij në fundin e ndeshjes.
Tani, Manaj është vetëm dy gola pas kryesuesve të renditjes së golashënuesve në Turqi Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, që kanë nga shënuar nga 18 gola, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund. Për Manaj është krejt i mundshëm kapërcimi i rivalëve të famshëm, ndërsa Sivasspor është komod në mesin e renditjes, në vendin e 10 me 41 pikë.