Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Plot 20 milionë euro ka ofruar një ekip i Premier League për sulmuesin shqiptar të Beshiktashit, Ernest Muçi.
Lajmin e bëjnë me dije mediat turke duke zbuluar se Beshiktash ka refuzuar këtë ofertë për yllin e kombëtares kuq e zi.
Mesiat zbulojnë se presidenti i Beshiktash Hasan Arat ka thënë gjatë një darke me futbollistët se “një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova".
Sipas gazetës turke “Sözcü” është ekipi i Aston Villa që e ka bërë këtë ofertë për Muçin.
Kujtojmë se Beshiktash e mori Muçin nga Legias së Varshavës për 10 milionë euro.