FOTO/ Sulmuesi shqiptar shënon “golin” e jetës, bëhet baba për herë të parë: Mrekullia jonë e vogël

31 August 2023, 12:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Sulmuesi shqiptar shënon “golin” e jetës, bëhet
Arbër Zeneli/ Dafina/ Ela Zeneli

Sulmuesi Arbër Zeneli është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa publikoi disa foto të së voglës në Instagram, ajo tregoi se e vajza e tyre ka ardhur në jetë me 26 gusht, ndërsa dyshja e kanë pagëzuar me emrin Ela Zeneli.

“26 gushti do të jetë përgjithmonë data jonë e preferuar. Mrekullia jonë e vogël Ela Zeneli.”– ka shkruar bashkëshortja e futbollistit.

Kujtojmë që disa vetëm 2 muaj më parë Arbri dhe Dafina u martuan ligjërisht, ndërsa një vitin 2022 ata kurorëzuan me dasmë dashurinë e tyre disa vjeçare.



Video