Fitore me përmbysje, Bayern nuk zhgënjen në Bundesligë

29 Nëntor 2025, 17:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitore me përmbysje, Bayern nuk zhgënjen

Bayern Munich triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj St Pauli, në duelin e javës së 12-të në Bundesligë, në shtëpi.

Miqtë kaluan në avantazh me Hountondji në minutën e 6-të, ndërsa Guerreiro barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 93-të, Luis Diaz përmbysi rezultatin, ndërsa 3 minuta më vonë, Jackson vulosi takimin me golin e tretë.

Me këtë sukses, Bayern shkëputet në krye me 34 pikë, ndërsa St Pauli renditet i parafundit me shtatë pikë.

Në sfidat e tjera, Hoffenheim fitoi 3-0 ndaj Augsburg, ndërsa Werder Bremen barazoi 1-1 ndaj Koln. Heidenheim triumfoi 2-1 Union Berlin.


Video